Politikë

Autobusi i ‘Mundësia’ tur Shqipërisë/ Agron Shehaj tur nëpër Shqipëri, nisja ndryshe e fushatës për "11 majin"

Shehaj bëri edhe një thirrje për qytetarët që të bëhen pjesë e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Mundësia ditën e dielë, 13 Prill, në Pallatin e Kongreseve, në orën 17:00.

k.m.
Autobusi i ‘Mundësia’ tur Shqipërisë/ Agron Shehaj
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj ka çelur gjithashtu fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me një autobus, Shehaj ka nisur turin nga Veriu në Jug. Pas takimeve në Shkodër, Lezhë e Durrës, turi elektoral i Partisë "Mundësia" iu drejtua qytetit të Fierit dhe do të vazhdojë deri në Sarandë.

Shehaj bëri edhe një thirrje për qytetarët që të bëhen pjesë e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Mundësia ditën e dielë, 13 Prill, në Pallatin e Kongreseve, në orën 17:00.

VIDEOJA E FUSHATËS:

Risia e kësaj fushate të partisë Mundësia është transmetimi live i aktivitetit dhe takimeve për 10 orë në të gjitha rrjetet sociale, Youtube, Tik Tok, Facebook dhe Instagram të kryetarit të partisë, Agron Shehaj. Teksa udhëton, Shehaj iu përgjigjet edhe pyetjeve që bëjnë qytetarët që futen për të ndjekur "live" bashkëveprimin e tij me ndjekësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB