Politikë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Edi Rama

Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare përpara Kryeministrisë ku do të zhvillojnë edhe një takim zyrtar.

M.M
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin në
Ursula von der Leyen dhe Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Von der Leyen nis kështu një tur 6 ditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare përpara Kryeministrisë ku do të zhvillojnë edhe një takim zyrtar. Pas takimit është planifikuar që të dy të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp. Pas dekaratës Von der Leyen dhe Rama do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse së Kolegjit të Europës që u ndërtua në Tiranë.

Në 24 tetor Von Der Leyen do të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.

Fokusi kryesor i Von Der Leyen do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë këtë mua ku pritet që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro./ ZËRI

Poll

MOS HUMB