Politikë

Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: Kaloni nga Morina që të mos ju maten biletat, po operacionet e grave dhe dashnoreve tuaja?

Kryemadhi tha se ata përdorin Morinën dhe Prishtinën si destinacione për të udhëtuar jashtë shtetit në mënyrë që të mos  gjurmoheshin shpenzimet e tyre.

I.F
Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: Kaloni nga Morina që të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi hodhi akuza ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se ata po fshehin të ardhurat e tyre duek përdorur para cash dhe jo kartat e kreditit.

Kryemadhi tha se ata përdorin Morinën dhe Prishtinën si destinacione për të udhëtuar jashtë shtetit në mënyrë që të mos  gjurmoheshin shpenzimet e tyre.

"Po të kisha para për të fshehur s’përdorja karta që lënë gjurme, po do përdorja para cash, si këta prokurorët që kanë kaluar vettingun dhe bëjnë si të ndershëm, po t’u futesh TIMS që udhëtonin nga Morina e Prishtina për të mos bërë dalje nga aeroporti që t'u matin biletat, hotelet dhe operacionet grave vajzave apo edhe të të dashurave", tha Kryemadhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB