Politikë

"Jemi narkoshtet"/ Deputetët e PD me pankarta para Parlamentit Europian

Protesta po mbahej jashtë, të tjerë kolegë të Partisë Demokratike vijonin takimet zyrtare me eurodeputetët.

k.m.
"Jemi narkoshtet"/ Deputetët e PD me pankarta para Parlamentit
Pamje nga protesta e opozitës

STRASBURG- Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur protestën këtë të mërkurë jashtë ambienteve të Parlamentit Europian. Ndërkohë që protesta po mbahej jashtë, të tjerë kolegë të Partisë Demokratike vijonin takimet zyrtare me eurodeputetët. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

"Jemi narkoshtet"/ Deputetët e PD me pankarta para Parlamentit
Pamje nga Strasburgu

Jashtë godinës, me pankarta në duar ishin deputetët: Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda. Në pankarta, deputetët pretendojnë se Shqipëria është kthyer në një "narkoshtet" dhe kërkojnë monitorimin e situatës në vendin tonë nga ndërkombëtarët.

Ata kërkojnë monitorimin e situatës dhe lirimin e menjëhershëm të Berishës, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.

“Jemi në një vit zgjedhor, dhe drejtësia po përdoret për të goditur drejtuesit e opozitës, në mënyrë që Edi Rama të konkurrojë me vetveten dhe të mbajë pushtetin me dhunë,”-shprehen ata.

Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB