Politikë

'Shqiptarët duhet të vendosin për shtetin Bektashi'! I dërguari i Trump 'zbarkon' në Tiranë, takime me Baba Mondin, PS dhe PD

Në qendër të vëmendjes së vizitës ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi.

F.I
'Shqiptarët duhet të vendosin për shtetin Bektashi'! I
Paolo Zampolli

TIRANË-Paolo Zampolli, i Dërguari Special i administratës amerikane për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë, ku po zhvillon një seri takimesh me përfaqësues të komunitetit bektashi dhe të politikës shqiptare. Sot në Tiranë u mbajt ceremonia e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u festua 15-vjetori i drejtimit të saj nga Baba Mondi, si dhe 11-vjetori i inaugurimit të kompleksit kulturor botëror.

Në qendër të vëmendjes së vizitës ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi. Nga Kryegjyshata Bektashiane, Zampolli foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunimin dypalësh, si dhe projektin për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?

Paolo Zampolli: Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para. Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë. Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.

Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?

Paolo Zampolli: Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.

Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj? E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë. Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.

I Dërguari Special i administratës amerikane për Partneritetet Globale është takuar edhe me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ndërsa në agjendë është raportuar edhe një takim me kreun e socialistëve Taulant Balla.

Poll

MOS HUMB