Politikë

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Projekti parashikohet të ndërtohet në pjesën perëndimore të kryeqytetit, në një distancë prej rreth 2.1 kilometrash nga Sheshi “Skënderbej”.

F.I
Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për
Lulzim Basha

TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është larguar nga skena politike pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa një histori e vjetër biznesi që lidhet me familjen e tij duket se rikthehet në vëmendje.

Bëhet fjalë për Xhafer Isufin, vjehrrin e Lulzim Bashës, dhe biznesmenin Xhuvi Sharxhi, të cilët kanë pasur interesa të përbashkëta në ndërtim. Sipas dokumenteve të bëra publike nga Vox News, një tjetër pikë takimi mes emrave të lartë përmendur lidhet tashmë me një leje të re ndërtimi në Tiranë. Konkretisht bëhet fjalë për një leje ndërtimi që parashikon ngritjen e një godine banimi dhe shërbimi në Tiranë.

Leja ka si objekt ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 11 dhe 12 kate, e shoqëruar me dy kate parkim nëntokë. Në dokumente, zhvilluesi i projektit identifikohet si “Shoqëria Triangolo”. Projekti parashikohet të ndërtohet në pjesën perëndimore të kryeqytetit, në një distancë prej rreth 2.1 kilometrash nga Sheshi “Skënderbej”.

Sipas përshkrimit teknik të projektit, trualli ka një sipërfaqe prej 1,101 metrash katrorë dhe lidhet drejtpërdrejt me akset rrugore të frekuentuara të zonës.

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për

Dokumentacioni i referuar përfshin edhe vendimmarrjen e KKTU-së, e cila ka miratuar projektin me lartësi deri në 12 kate. Në përshkrimin arkitektonik, godina është konceptuar në dy volume të ndërthurura, të vendosura mbi një strukturë që ndjek formën e truallit. Sipas dokumentit, mënyra e organizimit të volumit synon krijimin e hapësirave publike dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra përreth objektit.

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për

Megjithatë vjehrri i Lulëzim Bashës dhe ortakut të tij, nuk është hera e parë që përmenden. Në 2023 pas ardhjes së kryeministrit Edi Rama në pushtet, një prej vendimeve të para ishte prishja e kompleksit “Jon”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kompleksi ishte ndërtuar nga Xhafer Isufi, në bashkëpunim me ndërtuesin Xhuvi Sharxhi. Qeveria asokohe raportohej se u dha shumën prej 11.6 milionë euro, si dëmshpërblim,për  investitorët dhe pronarët, por çështja përfundoi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Procesi përfundoi me pagesa në miliona euro nga buxheti i shtetit për pronarët. Pas vitesh, rrugët e këtyre personazheve duket se kryqëzohen sërish, këtë herë në Tiranë.

Poll

MOS HUMB