Politikë

Nesër rikthehet Kuvendi! Nga "Territorialja" te "Zgjedhorja"...Deputetët do të 'priten' nga protestuesit

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar të legjislaturës së 11-të do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të jetë kryesisht ceremoniale.

zh.ll
Nesër rikthehet Kuvendi! Nga "Territorialja" te
parlamenti

TIRANË- Kuvendi do t'i rikthehet punimeve nesër, 8 shtator. Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar të legjislaturës së 11-të do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të jetë kryesisht ceremoniale.

Sipas rendit të përcaktuar, të publikuar pak ditë më parë, në seancëdo të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik.

Para seancës së Kuvendit, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve rreth orës 11:00 të paradites së nesërme. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve.

Sesioni i ri parlamentar pritet të shoqërohet me debate të rëndësishme politike, ku ndër çështjet kryesore janë reforma zgjedhore dhe riorganizimi administrativ-territorial. Kjo e fundit ka nxitur jo pak debate, madje dhe protesta të cilat kundërshtojë draftin e propozuar nga Partia Socialiste që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, rikthimi i deputetëve në Kuvend pritet të shoqërohet edhe me protestë jashtë godinës të paralajmëruar nga protestuesit. Policia pritet të marrë masa, pasi protestuesit kanë bërë thirrje dhe kanë kërcënuar se do të godasin deputetët me vezë dhe domate./ZËRI

Poll

MOS HUMB