Politikë

PD zgjedh kryesinë e re dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar, risi në lista! Cilët janë 20 më të votuarit (EMRAT)

Rreth orës 04:30, Komisioni i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Gazment Bardhi, shpalli 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku më e votuara rezultoi Ilda Zhulali.

zh.ll
PD zgjedh kryesinë e re dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar, risi
selia blu-partia demokratike

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shpalli mbrëmë 20 anëtarët e rinj të kryesis, teksa numërimi u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Rreth orës 04:30, Komisioni i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Gazment Bardhi, shpalli 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku më e votuara rezultoi Ilda Zhulali.

Në Kryesinë e Partisë Demokratike do të jetë për herë të parë Ilir Alimehmeti, kreu i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, Gjin Gjoni. 

Ndërkohë, disa figura të njohura të Partisë Demokratike si Edi Paloka, Aldred Lela dhe Arjan Ndoja, nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për t'u renditur mes kandidatëve fitues dhe mbetën jashtë listës së anëtarëve të rinj të Kryesisë.

Sa i përket votimit sipas kategorive, ndër gratë më të mbështetura rezultuan Eda Grimçi, Edith Harxhi dhe Floriana Garo. Në kategorinë e të rinjve më shumë vota morën Andia Ulliri, Desata Xhetani dhe Fatjon Bathorja. Ndërsa mes kandidatëve burra, më të votuarit ishin Atird Hoxha, Dorian Teliti dhe Ervin Minarolli.

-Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, znj. Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.

-Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.

-Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

Lista e grave fituese për Kryesinë e PD

1-Eda Grimçi 177 vota

2-Edith Harxhi 151 vota

3-Floriana Garo 114 vota

4-Lili Sula 124 vota

5-Ilda Zhulali 211 vota

6-Mimoza Hajdarmataj 132 vota

Lista e të rinjve fitues për kryesinë e PD

1-Andia Ulliri 159 vota

2-Desata Xhetani 64 vota

3-Fatjon Bathorja 86 vota

4-Glauk Olldashi 119 vota

5-Loranca Hoxha 83 vota

6-Nikola Kedhi 88 vota

Lista e burrave fitues për Kryesinë e PD

1-Atird Hoxha 124 vota

2-Dorian Teliti 132 vota

3-Ervin Minarolli 167 vota

4-Fisnik Qosja 158 vota

5-Gjin Gjoni 150 vota

6-Grigels Muçollari 171 vota

7-Ilir Alimehmeti 122 vota

8- Keltis Kruja 115 vota

Ndërkohë, drejtimi i Këshillit iu besua Julia Emirit, duke zëvendësuar Edi Palokën. Julia Emiri, pjesmarrëse aktive dhe folëse në tubimet para kryeministrisë. 

Sipas rezultateve të bëra publike:

Julia Emiri: 207 vota
Silvia Hasa: 83 vota
Vota të pavlefshme: 23

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbrëmjne e djeshme, 1 korrik, mbledhjen ku u votua Kryesia e re të Partisë Demokratike, si edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Kryedemokrati Sali Berisha propozoi dy emra të rinj për anëtarësim në Këshillin Kombëtar, Julia Emirin dhe Silvia Hasën, duke i paraqitur për miratim para anëtarëve të forumit. Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri u konfirmua me shumicë votash si kryetare e re e Këshillit Kombëtar të PD-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB