Politikë

PD publikon dokumentin e KQZ-së: Kandidati i Ramës doli bllof! Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime

Sipas vendimit të KQZ, zyra elektorale e Partisë Socialiste në këtë qytet duhet të heqë të gjitha materialet zgjedhore, pasi ajo ishte e vendosur më afër se 300 metra nga KZAZ, shkelje kjo e ligjit zgjedhor.

F.I
PD publikon dokumentin e KQZ-së: Kandidati i Ramës doli bllof! Bido: U
Ina Zhupa dhe Ardit Bido

DELVINË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar një denoncim të Partisë Demokratike për shkelje të ligjit nga Partia Socialiste në Delvinë.

Sipas vendimit të KQZ, zyra elektorale e Partisë Socialiste në këtë qytet duhet të heqë të gjitha materialet zgjedhore, pasi ajo ishte e vendosur më afër se 300 metra nga KZAZ, shkelje kjo e ligjit zgjedhor. Zhupa theksoi se ky vendim ka treguar se PD-ja kishte të drejtë në denoncimin e saj dhe kritikoi Partinë Socialiste për veprime që, sipas saj, shkelin ligjin.

PD publikon dokumentin e KQZ-së: Kandidati i Ramës doli bllof! Bido: U
DOKUMENTI
PD publikon dokumentin e KQZ-së: Kandidati i Ramës doli bllof! Bido: U
DOKUMENTI

Një përgjigje ka ardhur edhe nga kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ku deklaron se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër. Në videon e publikuar ne rrjet Bido u shpreh se Partia Demokratike në Delvinë nuk do të marrë më shumë se tri mandate. 

Reagimi:

Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat. E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen. E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj. Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë.

Kujtojmë se më herët Partia Demokratike i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të përjashtojë nga lista kandidatin socialist në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido./ZËRI

Poll

MOS HUMB