Politikë

Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, kërkon vota për PD! Kushëriri i tij garon në aleancën e Berishës

Rroshi u ka bërë thirrje votuesve të Qarkut Tiranë, veçanërisht atyre të qytetit të Kavajës, të votojnë kushëririn e tij, Elton Rroshin

F.I
Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, kërkon vota për PD!
Elvis Rroshi

TIRANË-Afërsisht një muaj nga zgjdhjet e 11 Majit, fushata zgjedhore tashmë ka filluar dhe shumë figura politike po përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me mbështetësit dhe për të kërkuar votën e tyre. Ditën e sotme ka qenë ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, i cili ka dalë zyrtarisht në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike. 

Me anë të një postimi në Facebook, Rroshi u ka bërë thirrje votuesve të Qarkut Tiranë, veçanërisht atyre të qytetit të Kavajës, të votojnë kushëririn e tij, Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, kërkon vota për PD!
POSTIMI

Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha. Vetë kreu i PD ka komentuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB