Politikë

Pas masës ndaj Vlorës Hysenit, PD mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar! Çfarë pritet të vendosë?

Një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD do të marrë një vendim lidhur me situatën e krijuar pas masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH.

zh.ll
Pas masës ndaj Vlorës Hysenit, PD mbledh Kryesinë dhe Grupin
vlora hyseni-pd

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe Grupin Parlamentar. Mbledhja zhvillohet një ditë pas zhvillimeve lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD do të marrë një vendim lidhur me situatën e krijuar pas masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH. Sakaq, takimi i sotëm pritet të fokusohet te qëndrimi politik i opozitës për  zhvillimet e fundit.

Gjykata e Posaçme caktoi sot ndaj Vlora Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH, në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut, që lidhet me hetimet për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ajo akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Dyshimet janë se Hyseni ka informuar Agasin për lëvizjet e Policisë gjatë kohës që ai ishte në arrati. Lidhur më këtë, janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të klasifikuara sekrete të SHISH gjatë kontrolleve në banesën e Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpatarakut. Madje, dyshohet se Hyseni mund t'i këtë vënë në dispozion Agasit edhe automjetet e saj për të lëvizur teksa ndodhej në arrati.

Gjatë njoftimit të masës, mësohet se Hyseni ndodhej në Kosovë, pasi ishte kthyer nga vizita në Baku të Azerbajxhanit. Disa orë më pas, ajo u ndalua në pikën kufitare të Morinës në Kukës, ku është marrë nga autoritetet shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB