TIRANË- Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votim, pas tensioneve dhe bllokimit të përsëritur të foltores nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votimit.
Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar, Niko Peleshi, njoftoi mbylljen e diskutimeve dhe ndërprerjen e seancës për 5 minuta, për t'u rikthyer më pas me procesin e votimit të çështjeve të rendit të ditës.
Balla akuzoi opozitën se po pengon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
“Herën e shkuar skenari ishte të mos fliste Avokati i Popullit, sot është që të mos flasë zoti Mazniku. Mua më vjen keq që skenarin e bëni për të mos lënë raportin lidhur me veprimtarinë e organeve të drejtësisë. Megjithatë, ne do ta gjejmë mundësinë të komunikojmë. Është e pavërtetë që sot do të votohet Reforma Administrativo-Territoriale, sot paraqiten raportet. Mbase jeni prapë në bojkot, se ju e keni shkollë nate këtë, s’merret vesh kur vini e s’merret vesh kur ikni”, deklaroi Balla.
Propozimi i Ballës për kalimin direkt në votim të çështjeve të ditës u miratua me 84 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim. Mes votave pro ishte edhe ajo e kryeministrit Rama, i cili është i pranishëm në seancën plenare./ZËRI