TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ndërsa seanca plenare ka rifilluar pas katër ndërprerjesh të njëpasnjëshme.
Automjeti i kryeministrit, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit, ndërsa në sallë vijojnë tensionet. Situata mbetet e tensionuar dhe seanca po zhvillohet mes ndërprerjeve dhe protestës së deputetëve të opozitës.
Deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren, ndërsa brohorasin në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.
View this post on Instagram
Pavarësisht rinisjes së punimeve, deputetët e opozitës vijojnë të bllokojnë foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës. Për shkak të tensioneve në sallë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, nuk është lejuar të prezantojë raportin e ekspertëve për reformën territoriale./ZËRI