Politikë

'Paguani 65% të kapacitetit mos keni kontrolle', Rama kritika bizneseve: Pres shezlong në ujë, 1 mijë euro

Kreu i qeverisë tha se për të shmangur evazionin fiskal po shqyrtojnë një opsion për bizneset hoteliere, në mënyrë që ata të bëjnë një parapagesë prej 65 përqind

F.I
'Paguani 65% të kapacitetit mos keni kontrolle', Rama kritika
Edi Rama

SARANDË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit në Sarandë. Rama kritikoi bizneset hoteliere për mosdeklarimin e numrit të saktë të shtretëve. Kreu i qeverisë tha se për të shmangur evazionin fiskal po shqyrtojnë një opsion për bizneset hoteliere, në mënyrë që ata të bëjnë një parapagesë prej 65 përqind nëse nuk duan kontrolle tatimore gjatë pikut të sezonit. 

Edi Rama: Duke bërë ekspertim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur që të japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut, të paguajnë 65 për qind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Besoj është shumë e ulët në raport me të vërtetën. Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll.

Ai tha se tashmë është gati edhe plani për monitorimin e plazheve me dron. Rama u ndal edhe te problematika me hapësirat dhe çmimet e larta në Ksamil. Kreu i qeverisë kritikoi bizneset teksa tha se tashmë kanë ngelur t’i vendosin shezllonget në ujë dhe t’i rrisin çmimet e tyre në 1 mijë euro. 

Edi Rama: Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni. Ky ka një problem, është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej. Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin. Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget. Ma ha mendja se aty po të futesh me familje, në fund të 15 ditëshit, mos të dalësh me familje tjetër. Aty duhet bërë edhe një gjykatë për divorce në kohë reale se u ndava me këtë, dhe u bashkove me atë. Aty nuk e di se si, jam i bindur se me atë plazh që ka Ksamili. Po ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil, i bindur se mund të ketë shumë shtatzanira. I gjithë Ksamili është si një krevat i madh.

Rama u ndal edhe tek problemet me parkimet dhe për kulturën, ku tha se do të ketë investime. Sakaq u ndal te rikthimi i emigrantëve në Shqipëri, duke thënë se përveç se sjellin kursime, sjellin kulturë e ide. Më tej ai shtoi se mendohet se në Shqipëri punëtorët nuk paguhen dhe se trajtohen si kafshë./ZËRI

Poll

MOS HUMB