Politikë

"Nuk ka bojkot nga opozita!"/ Kush përballë Manastriliut? Berisha: Kalaja, Balliu, Paloka kanë shprehur dëshirën

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues.

zh.ll
"Nuk ka bojkot nga opozita!"/ Kush përballë Manastriliut?
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Kryesinë për të diskutuar mbi zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues. Megjithatë, Berisha deklaroi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën. Kreu i opozitës i shtoi se bojkoti ka provuar të ketë efekt destruktiv për ekzistencën e opozitës.

"Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.”, u shpreh Sali Berisha.

Lidhur me kandidaturat për Tiranën, Berisha tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën, përmendur emrin e Edi Palokës, apo Klevis Balliut.

“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe? Adriana Kalaja, Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral. Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Deri më tani, PD s'ka dalë me kandidatë për asnjërën prej Bashkive, përfshirë edhe Tiranën. Nga ana tjetër, PS ka prezantuar më herët Ogerta Manastirliun për kryeqytetin.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Veliaj e akimoi shkarkimin e tij në Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB