Politikë

VIDEO/ Takimi mbi 40 minuta, Rama dhe Ivanka Trump largohen së bashku në një automjet! Po Jared Kushner, në Vlorë apo në Davos?

Nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit, ndërsa mësohet se kryeministri Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune. 

zh.ll
VIDEO/ Takimi mbi 40 minuta, Rama dhe Ivanka Trump largohen së bashku
takimi ne vlore: edi rama-ivanka trump

VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme nën masa të rrepta sigurie në qytetin bregdetar të Vlorës, ku është takuar me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit, ndërsa mësohet se kryeministri Rama dhe Ivanka po zhvillojnë një darkë pune. 

Rama dhe Ivanka, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve në Vlorë. Më pas, janë larguar me një makinë drejt Orikumit.

Ndërkohë, mësohet se bashkëshorti i Ivanka-s, njëkohësisht dhëndri i Donald Trump, nuk është pjesë e këtij takimi. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë në Vlorë për pak orë gjatë paradites, pasi më pas është larguar për në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror.

Investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës pritet të jenë në fokus të diskutimeve. Sipas burimeve, ata do të zhvillojnë një takim me studio arkitekturore për të diskutuar rreth mënyrës së realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie. Ajo kanë zhvilluar një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik. Vizita lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnec. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Qeveria e Shqipërisë në janar të vitit 2025 miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik./ZËRI

Poll

MOS HUMB