
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se në sallën e gjyqit ka pasur debate me 2 hetuesit e çështjes së saj dhe të Ilir Metës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën. Para gazetarëve, Kryemadhi tha se ia kishin thënë të gjitha në sy hetuesve.
Gjithashtu, Kryemadhi tha se teksa ajo dhe Meta flisnin, hetuesit kishin ulur kokën.
Kryemadhi: U zbatua parimi gjykata vendos atë që thotë prokurori. Nuk kishim shpresë për ndryshim. E vështirë është për gjyqtarët që të dalin kundër vendimit të prokurorisë. Nuk kishim ndonjë shpresë, por ato që kishim për t'u thënë ua thamë në sy dhe e nxorrëm, ata nuk e ngrinin dot kokën. Për zotin Meta nuk flas dot unë.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI