Politikë

"920 milion euro për Shqipërinë nga plani i rritjes," Ursula von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi i BE-së do të jetë primar!

Drejtuesja e Komisionit Europian rrëfeu se edhe në këtë mandat primare për të do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian.

M.M
"920 milion euro për Shqipërinë nga plani i rritjes,"
Von der Leyen dhe Rama

TIRANË- Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian nisi sot nga Shqipëria një tur në Balllkanin Perëndimor. Vendi i parë ku ajo ndaloi ishte Tirana ku dha edhe mjaft lajme të mira në lidhje me investimet e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe detaje të reja për integrimin e vendit tonë në BE.

Ajo u shpreh se deri më tani është berë një punë e shkëlqyer në zbatimin e reformave dhe se nëse vazhdon kështu çdo gjë është në rrugën e duhur. Von der Leyen falenderoi ekipet që kanë punuar për hapjen e kapitujve dhe theksoi se duhet të vazhdojnë të punojnë po njësoj.

Drejtuesja e Komisionit Europian rrëfeu se edhe në këtë mandat primare për të do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian.

Në fund ajo ndalu lajmin e mirë se Shqipëria do të marr një financim prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit dhe gjithashtu edhe 920 milion euro nga plani i rritjes.

Ursula von der Leyen:

Faleminderit shumë, javën e shkuar ne hapëm negociatat për kapitullin e parë. Çfarë suksesi ky që vjen si rrjedhojë e shumë viteve punë dhe këtij objektivi të përbashkët. Keni treguar durim dhe dua të falenderojë ekipet që kanë punuar për këto objektiva dhe që do të vazhdojnë të punojnë.

Zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë primar edhe në mandatin tim të ardhshëm. Dua të prek tre çështje kryesore.

E para ka të bej me rritjen e Bashkimit Europian. Ne hapim derën tonë për Ballkanin Perëndimor në sektorë të caktuar por edhe ata po vendosin në zbatim reforma të rëndësishme.

I dashur Edi, ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për reformat, ndaj ne do të fillojmë në financimin prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit. Gjithashtu edhe 920 milion nga plani i rritjes.

Plani për investimet në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri janë mobilizuar investime 1.4 miliardë eurosh me fokus te tranzicioni i energjisë së pastër. Është e rëndësishme që partnerët tanë të jenë pjesë e kësaj nisme, por për Shqipërinë nuk ka për të qenë sfidë shumë e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë ndaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidershipin. Në fushën e energjisë që rinovueshme, për shembull kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës, i pari në rajon.

Kemi dhe një plan prej 50 milionë euro për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët elekrikë për Tiranën. Është dhe një projekt i veçantë, për Kampusin e kolegjit të Europës, ju e patët këtë ide të shkëlqyer i dashur Edi dhe ne dëshironim ta bënim realitet. Zyrtarisht do hapim vitin akademik për grupin e parë të studentëve. Këta të rinj janë udhëheqësit e rinj të Europës, kjo do të thotë që e ardhmja e Europës po formësohet me këta të rinj në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB