Politikë

Dialog me PS për Shqipërinë në BE? Bardhi: Rama e ka zgjedhur 'partnerin', tango me krimin

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se maxhoranca e ka zgjedhur "partnerin" për tango. Sipas tij, është krimi i organizuar dhe përmend rastin e arrestimit të deputetit Jurgis Çyrbja.

k.m.
Dialog me PS për Shqipërinë në BE? Bardhi: Rama e ka
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Me një postim në rrjetin social X, Gazment Bardhi komentoi fjalën e Ramës, i cili tha se “duhen dy veta për tango” kur u pyet nëse është dakord për dialog me opozitën për të ndihmuar futjen e Shqipërisë në BE. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se maxhoranca e ka zgjedhur "partnerin" për tango. Sipas tij, është krimi i organizuar dhe përmend rastin e arrestimit të deputetit Jurgis Çyrbja.

"Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe garanton mirëqenien e tyre,"-shkruan Bardhi në postimin e tij në rrjetet sociale./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB