DURRËS- Partia Demokratike ka përjashtuar dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD në Durrës. Bëhet fjaë për Dritan Burgija i cili ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, si edhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës. Në vendimin zyrtar, të firmosur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Nuka, përjashtimi është bërë në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme, konkretisht për shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin.
Në dokumentin me titull “Për ndryshimet në grupin e këshilltarëve të PDSH në Këshillin Bashkiak Durrës”, theksohet se vendimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.
Po ashtu, në vendim propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Durrës.
Noka, ka deklaruar se largimi i dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit është bërë me kërkesë të degës lokale.
“Sqarim për opinionin publik
Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:
Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.
Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.
Çdo interpretim tjetër është trillium”, deklaron Noka.
Burgija dhe Boshku i kanë dhënë mbështetje ish-deputetit Ervin Salianji, në takimet që ka zhvilluar në Durrës, në një kohë kur është caktuar edhe data e garës për kreun e PD-së, më 23 maj.
Përjashtimi vjen në prag të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 23 majit. Nga ana tjetër edhe Salianji ka deklaruar se do të jetë pjesë e garës së 23 majit për kreun e PD./ZËRI