Politikë

"Merr frymë" opozita! Dogjën karriget në Kuvend, SPAK nuk nis hetimet: S'ka vepër penale!

Pasi ka marrë në shqyrtim kallëzimin e bërë, SPAK ka vendosur që të mos nisë hetimet për shkak se ka arsyetuar se nuk ka asnjë vepër penale.

k.m.
"Merr frymë" opozita! Dogjën karriget në Kuvend, SPAK
SPAK

TIRANË- Opozita mund të vazhdojë e qetë punimet në Kuvendin e Shqipërisë! Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të mos nisë hetimet për kallëzimin e dorëzuar nga Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Pasi ka marrë në shqyrtim kallëzimin e bërë, SPAK ka vendosur që të mos nisë hetimet për shkak se ka arsyetuar se nuk ka asnjë vepër penale. 

Më 1 tetor, një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kishn mbledhur pamjet filmike dhe prova. Ai lajmëroi se do të bënin kallëzim në SPAK duke pretenduar se deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestadhe mosbindje civile. Aksioni nisi nga Kuvendi me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Kështu deputetët e opozitës u përjashtuan me 60 dhe 40 ditë nga punimet e Kuvendit. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri dhe kallëzimin në SPAK, i cili u rrëzua sot.

Lidhur me përjashtimin e deptetëve të opozitës, dje, Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike. Ndaj edhe sot, deputetë janë kthyer në sallë dhe po debatojnë me maxhorancës për vendimin e marrë për përjashtimin e tyre nga seanca plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB