Politikë

Kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama uron Melonin: Tani të ka mbetur vetëm rekordi im për t’u thyer

Rama me anë të një video në platformën X teksa i shpreh urimet Melonit, shprehet se 'ishte mësuar keq që vetëm ai të ishte më jetëgjati'.

F.I
Kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama uron Melonin:
Edi Rama dhe Girogia Meloni

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë e saj, e cila ka arritur rekordin si ekzekutivi më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni ka tejkaluar çdo qeveri tjetër në historinë republikane të Italisë për kohëzgjatjen në pushtet.

Rama me anë të një video në platformën X teksa i shpreh urimet Melonit, shprehet se 'ishte mësuar keq që vetëm ai të ishte më jetëgjati'. Në mesazhin e tij, Rama i drejtohet Melonit: “Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”, duke iu referuar kohës së tij në krye të qeverisë shqiptare.

“Giorgia, po lexoj se nga sot je në krye të qeverisë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Po me të vërtetë? Qenkam mësuar keq unë duke ndërruar bashkëbisedues në Romë pothuajse me ritmin e ndërrimit të trajnerëve të Milanit. E megjithatë, shiko sa gjë e çuditshme, demokracia italiane nuk duket aspak në rrezik, pavarësisht gjithçkaje që sidomos ne në të majtë kishim parashikuar kur ti mbërrite në Palazzo Chigi me pantallona të zeza.

Më kujtohet madje se edhe Ursula në atë kohë u shqetësua jo pak. Sot ndërkohë edhe ajo do të jetë shumë e lumtur për këtë rekord tëndin. Sepse në vend që të marshoje mbi trupin e Evropës, siç trembeshin, e përqafove Evropën dhe madje e ndihmove të kuptojë më mirë disa gjëra: në çështjet e sigurisë, emigracionit ilegal natyrisht. Por gjithsesi duhet t'i thuash të gjitha: që kur je ti ka një deficit demokratik të madh në Itali: i nxore burrat jashtë luftës për pushtet, e cila tashmë është bërë një punë mes grash, ekskluzivisht mes grash”,-u shpreh Edi Rama.

Poll

MOS HUMB