Politikë

Përplasja në Kuvend mes Sinajt dhe Nallbatit, nesër shqyrtohet ankimi i deputetit socialis në Apel

Rikthimi i dosjes në Apelin e Posaçëm vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Me vendimin nr. 74, të datës 23 prill 2026, Kolegji Penal pranoi rekursin e Vullnet Sinajt, duke prishur vendimin e mëparshëm dhe urdhëruar rishqyrtimin e çështjes në themel të ankimit.

M.K.
Përplasja në Kuvend mes Sinajt dhe Nallbatit, nesër shqyrtohet
perplasje ne parlament

TIRANË- Këtë të premte më 4 shtator 2026 Gjykata e Posaçme e Apelit do të marrë në shqyrtim ankimin e deputetit socialist Vullnet Sinaj kundër vendimit për pushimin e procedimit penal lidhur me përplasjen e ndodhur në Kuvend me deputetin demokrat Bledion Nallbati.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi dhe lidhet me incidentin e regjistruar gjatë seancës parlamentare të 30 tetorit 2023. Në atë episod, Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht Vullnet Sinajn, por ndërhyrja e personave që ndodheshin mes dy deputetëve bëri që goditja të mos realizohej.

Sipas materialeve të administruara gjatë procedimit, Nallbati ka ngritur krahun e djathtë në drejtim të Sinajt, ndërsa situata u ndërpre përpara se të kishte një kontakt fizik mes dy deputetëve.

Rikthimi i dosjes në Apelin e Posaçëm vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Me vendimin nr. 74, të datës 23 prill 2026, Kolegji Penal pranoi rekursin e Vullnet Sinajt, duke prishur vendimin e mëparshëm dhe urdhëruar rishqyrtimin e çështjes në themel të ankimit.

Incidenti qëndron prej afro tre vitesh në qendër të një beteje ligjore mes dy deputetëve dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa seanca e së premtes pritet të sjellë një tjetër zhvillim në këtë proces./ZËRI

Poll

MOS HUMB