TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka rënë pre e hakerave! Persona të paidentifikuar kanë mundur që të fitojnë akses në llogarinë e demokratit dhe të bëjnë "reklamë" për veten. Në mesazhin që është publikuar dhe më pas është fshirë, hakerat ftonin qytetarët që të investonin në “Forex”. Për të rritur numrin e "viktimave" të tyre, hakerat kishin shpërndarë edhe një link.
"Mbrëmje Familja dhe Miqtë Jam shumë e emocionuar që shoh shumë miq dhe familje duke përfituar nga investimi i Forex Trading dhe po shfrytëzoj rastin për t'i thënë një falënderim të madh zonjës Cristina Andres që i dha të gjithëve këtë mundësi të mrekullueshme dhe me të vërtetë dua që të gjithë të përfitojnë nga ky investim. Kam investuar 800 € dhe kam marrë një fitim prej 10,000 € direkt në llogarinë time bankare në vetëm 2 orë, nëse jeni të interesuar gjithçka që duhet të bëni është t'i dërgoni asaj një mesazh në WhatsApp për të filluar të investojë tani. këtu është numri i saj në WhatsApp,"-shkruhej në postimin e bërë në Facebook.
Por mesa duket postimi është kapur në kohë dhe është fshirë nga personat që mirëmbajnë faqen publike të sekretarit të PD-së./ZËRI