Politikë

'Më ka ftuar CDU'/ Berisha kërkon leje për të shkuar në Gjermani, SPAK i jep "ok"

Numri një i demokratëve kërkoi leje për të mos u paraqitur në SPAK më 3 shkurt pasi kishte planifikuar një udhëtim në Gjermani për të zhvilluar një takim me zyrtarë të partisë simotër, CDU (Christian Democratic Union of Germany).

k.m.
'Më ka ftuar CDU'/ Berisha kërkon leje për të
Sali Berisha

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha. Numri një i demokratëve kërkoi leje për të mos u paraqitur në SPAK më 3 shkurt pasi kishte planifikuar një udhëtim në Gjermani për të zhvilluar një takim me zyrtarë të partisë simotër, CDU (Christian Democratic Union of Germany).

SPAK ka pranuar kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur dhe për të mos firmosur në zbatim të masës "detyrim për paraqitje". Kërkesa është paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit, të cilët kanë dorëzuar edhe ftesën e përkthyer dhe të noterizuar, dhe është miratuar sot nga prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Disa muaj më parë, Apeli i GJKKO-së i riktheu masën "detyrim paraqitjeje" me dy herë në muaj Berishës. Sipas këtij vendimi, Berisha duhet të shkojë të hënën e parë dhe të fundit në muajit në SPAK për të firmosur. Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi./ZËRI

Poll

MOS HUMB