Politikë

GJKKO e dënoi me burg, Edison Memolla: Do e ankimoj!

GJKKO vendosi të lërë në fuqi pretencën e SPAK e cila një seancë më parë kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg

F.I
GJKKO e dënoi me burg, Edison Memolla: Do e ankimoj!
Edison Memolla

TIRANË-GJKKO dënoi me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. GJKKO vendosi të lërë në fuqi pretencën e SPAK e cila një seancë më parë kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. 

"Do presim vendimin e zbardhur me pas do mbaj një qendrim. Do ushtroj të drejtën e ankimit. Një qëndrim të detajuar do e kem në vijim.'-tha ai pasi doli nga GJKKO.

Sipas SPAK, Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i kishte premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë, pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi votimet për herë të tretë në korrik 2023. Megjithatë këtë mandat rrezikon që ta humbasë nëse do të shpallet fajtor./ZËRI

Poll

MOS HUMB