Politikë

Marta Kos veçon Shqipërinë: Mund t’i hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kos tha se nëse vazhdohet kështu, Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit.

F.I
Marta Kos veçon Shqipërinë: Mund t’i hapë të
Edi Rama dhe Marta Kos

SHKUP-Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në fjalën e saj gjatë Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shkup, ka dhënë mesazhe të qarta mbështetëse për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos tha se mes vendeve anëtare të BE-së ka konsensus për zgjerim në të ardhmen dhe ky çast duhet të shfrytëzohet. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kos tha se nëse vazhdohet kështu, Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit.

“Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre kapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të mund t’i hapim të gjithë grupkapitujt këtë vit. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”, u shpreh Kos, duke e cilësuar Shqipërinë si një shembull për vendet e tjera të rajonit.

Poll

MOS HUMB