Politikë

Lirimi i hapësirave publike! Rama ndan pamje të tjera: Zemra e çliruar e Komunës së Parisit

Më herët kreu i qeverisë ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

F.I
Lirimi i hapësirave publike! Rama ndan pamje të tjera: Zemra e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje të tjera nga dita e sotme nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Pamjet e publikuara nga kryeministri janë në zonën e Komunës së Parisit.

"Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit"-shkruan Rama krahas videos nga lagjja e kryeqytetit.

Më herët kreu i qeverisë ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Por në këto pamje, kreu i qeverisë evidenton se ndryshe nga sa është bërë në të gjithë vendin, në këtë zonë, hapësirat publike vazhdojnë të jenë të bllokuara nga bizneset.

Që në nisje të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu kalimin dhe qarkullimin e qytetarëve. Aksioni po zhvillohet nga Jugu në Veri. Godinat pa leje janë prishur, ndërsa të tjera janë vendosur që t'i kalojnë në pronësi shtetit. Të paktën ky ishte rasti i një pallati pa leje që u konfiskua në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB