Politikë

Si e pushoi Meta gardistin: Ishte patronazhist

Arsyen e ka bërë me dije vetë, në protestën e zhvilluar para disa ditësh para Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar se ishte "patronazhist". 

k.m.
Si e pushoi Meta gardistin: Ishte patronazhist
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se ka larguar gardistët, të caktuar nga Garda e Republikës. Si çdo ish-presidenti, edhe Metës i ishin caktuar nga shteti që të mbrohej nga gardistë. Por së fundmi, Meta ka vendosur që të dëbojë gardistin Laert Gjoka, të cilin e kishte truprojë prej 11 vitesh. Arsyen e ka bërë me dije vetë, në protestën e zhvilluar para disa ditësh para Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar se ishte "patronazhist". 

"Dal në mes të Tiranës pa truproja. Edhe që ta dini i kam përzënë truprojat e Gardës së Republikës, se ata nuk janë punonjës të Gardës, por patronazhistë të Rilindjes dhe këtij sekti,"-bëri me dije vetë Meta. 

Madje lajmi shokoi edhe Bledi Dervishajn, ish-këshilltarin e Metës për çështjet ligjore në kohën kur ishte në krye të Presidencës së vendit. Ky i fundit la një koment në një postim të bërë nga gazetari Habjon Hasani, duke shkruar: Learti është djalë besnik, i përkushtuar ndaj punës dhe rrjedh nga një familje e nderuar dhe patriotike në zonën e lumit të Vlorës. 

Si e pushoi Meta gardistin: Ishte patronazhist

Por arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit. Sipas "Vox Neës", Meta është shqetësuar se në momentin kur i kanë shkuar për kontrolle agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gardistët nuk i kanë ndaluar. Kështu që ka vendosur që t'i largojë nga detyra që të tre, duke mbetur vetëm, pa asnjë person që ta mbrojë. Kështu, në shkelje me Kushtetutën, Meta është shprehur se nuk do asnjë mbrojtje nga Shtetit, por është kundërshtuar nga Garda e Republikës.

I njëjti burim bën me dije se një komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-Presidentin dhe nuk kanë kompetenca që të pengojnë organet e tjera ligjzbatuese për të kryer detyrën. Dhe aq më tepër "të dërguarit" e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por për të gjetur një gjuhë komunikimi, duke qenë se Meta ka qenë i pakënaqur nga 3 gardistët, i kanë kërkuar që të propozojë vetë emrat që do ta shoqërojnë.

Pikërisht në këë moment ka ndërhyrë zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist.

Ky fakt është provuar edhe nga ZËRI që filmoi ish-presidentin teksa qarkullonte i vetëm me taksi nëpër Tiranë. Mesa duket si qëllim nuk ka pasur modestinë, por faktin që nuk ka as shofer dhe as mbrojtje./ZËRI

Poll

MOS HUMB