Politikë

MISTERI/ Të dy me taksi, çfarë ka ndodhur me makinat e çiftit Meta-Kryemadhi?

Zyrtarisht, Ilir Meta si një person që ka mbajtur postin e Presidencit gëzon ruajtjen nga Garda e Republikës deri në vitin 2027. Madje, sipas ligjit, banesa ku jeton Meta me familjen e tij, do të ruhet nga Garda e Republikës deri në korrik të vitit 2024.

F.m
MISTERI/ Të dy me taksi, çfarë ka ndodhur me makinat e
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Çifti Meta duket se ka hequr dorë nga përdorimi i makinave të tyre zyrtare. Më 10 shkurt, kamera e ZËRI-t pikasi deputeten Monika Kryemadhi, njëkohësisht dhe bashkëshorten e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ecte në këmbë në zonën e Komunën e Parisit. Krejt rastësisht, zonja Kryemadhi ndaloi një taksi për ta pyëtur nëse ishte e lirë dhe hipi në të. Biseda mes tyre la të kuptohej që jo vetëm që deputetja nuk kishte një mjet në dispozicion, por as nuk kishte prenotuar një taksi për ta shoqëruar.

E njëjta skenë u përsërit sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërkohë që gazetarët prisnin nisjen e konferencës për media, Meta mbërriti me një mjet të tipit taksi. Në makinën me ngjyrë të bardhë ishte afishuar një numër celulari dhe mbishkrimi ‘Rezidenca Kodra e Diellit’. Meta e hapi vetë derën e mjetit dhe zbriti totalisht i shkujdesur, i veshur sport dhe me syzet optike të vendosura.

Zyrtarisht, Ilir Meta si një person që ka mbajtur postin e Presidentit gëzon ruajtjen nga Garda e Republikës deri në vitin 2027. Madje, sipas ligjit, banesa ku jeton Meta me familjen e tij, do të ruhet nga Garda e Republikës deri në korrik të vitit 2024.

Por, përse z.Meta ka hequr dorë nga ky privilegj? Përse çifti Meta po lëviz me taksi? Ç'ka ndodhur me mjetet e tyre?

ZËRI i drejtoi një kërkesë për koment zyrtar edhe zyrës së shtypit të Partisë së Lirisë, nga ku mbetet në pritje të një përgjigjeje.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë vënë nën hetim nga SPAK për dy çështje, e para u regjistrua pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri i cili depozitoi në SPAK një kërkesë për lobim dhe pastrim parash.

E dyta është Dosja Cez-Dia, e regjistruar nga SPAK si një histori e mbartur nga ish prokuroria e krimeve të rënda. Në banesën e familjes ka pasur dhe kontrolle nga ana e SPAK, por sipas Kryemadhit janë sekuestruar vetëm dokumente e sende që shërbejnë për hetimin ndaj inceneratorëve.

A kemi të bëjmë me një ndërhyrje tjetër nga SPAK edhe në rastin e mospërdorimit të mjeteve nga ana e çiftit Meta-Kryemadhi?

Poll

MOS HUMB