Politikë

LaCivita do drejtojë fushatën e PD-së, Rama: Trumpistët e vetëshpallur patën një ditë masturbimi

Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024

F.I
LaCivita do drejtojë fushatën e PD-së, Rama: Trumpistët e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar lëvizjen e Partisë Demokratike, ku një ditë më parë prezantuan Christopher LaCivita, një prej strategëve të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, si drejtuesin e fushatës së tyre elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dje Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. 

Edi Rama: Dje Trumpistët të vetëshpallur Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët.

“Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan,"- u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

Kush është Christopher LaCivita ?

Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar që përfshin mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane. 

Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul në 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson në 2022. Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe mori një "Purple Heart". Zemra e Purpurt (PH) është një dekoratë ushtarake e Shteteve të Bashkuara që jepet në emër të presidentit për të plagosurit ose vrarë gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB