
TIRANË-Biznesmeni Elman Abule u arrestuar një ditë më parë (10 shkurt 2025) gjatë aksionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku në pranga ra edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Abule dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave.
"Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;', njofton SPAK.
Por ku ndodhej Abule pak para arrestimit?
Para se të vihej në pranga, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj. Në foton më poshtë shihet Abule dhe Malaj, teksa po ecin krah njëri-tjetrit.

Biznesmeni është paraqitur disa herë në ambjentet e SPAK, por asakohe ai ka preferuar të qëndrojë i heshtur duke mos komentuar çështjen për të cilën ishte thirrur nga Prokurorët. Abule më 9 janarn, vetëm një ditë larg arrestimit mësohet se është pyetur në lidhje me çështjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Marisa Nito më 8 janar ishte në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me hetimet. Ajo nuk pranoi të bënte asnjë koment në lidhje me dëshminë e saj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI