pamje nga Kuvendi
TIRANË-Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar direkt në votim të rendit të ditës. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi që procedura të kalonte menjëherë në votim, pa vijuar diskutimet.
Kërkesa erdhi pasi opozita bllokoi foltoren pasi kryeministri Edi Rama mbërriti në seancë. Raporti i ekspertëve, i hartuar nga bashkëkryetari i komisionit për Reformën Territoriale, Arbion Mazniku, u miratua me 84 vota pro të deputetëve të mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë në procesin e votimit dhe vijoi protestën në sallë.
Poll