Politikë

Komisionerja e BE-së për Zgjerim vizitë në Tiranë, takim me kryeministrin (AGJENDA)

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama

I.F
Komisionerja e BE-së për Zgjerim vizitë në Tiranë,
Edi Rama dhe Marta Kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë më 13 mars. Sipas agjendës, Kos do të takojë presidentin Bajram Begaj sapo të mbërrijë. Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet në Kolegjin e Europës, me temë zgjerimi i BE-së. Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. /ZËRI

Poll

MOS HUMB