
TIRANË-Lëvizjet brenda partive politike kanë filluar teksa dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Gazetarja e politikës Esiona Konomi e ftuar në “Top Story” zbuloi 4 emrat e kryebashkiakëve të PS që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.
Sipas saj, ata janë: Tërmet Peçi i Tepelenës, Majlinda Bufi e Rroskovecit, Ervin Demo i Beratit dhe Agron Malaj, kryebashkiak në Mat.
Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë dhe kryesinë e PS, në fokus janë zgjedhjet e 11 Majit. Takimi me ministrat dhe grupin parlamentar do të mbahet edhe nesër. Kujtojmë se më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët./ZËRI