TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë duke e cilësuar atë si një përpjekje të dështuar për të krijuar me forcë një 'revolucion të popullit'.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe pamje të një grupi protestuesish që marshojnë në rrugët e kryeqytetit, Koçiu ka kritikuar përshkallëzimin e protestës dhe përfshirjen e saj në akte dhune.
View this post on Instagram
Zv.kryeministrja pretendon se protesta e prezantuar si një lëvizje studentore ka përfunduar e përfshirë në atë që ajo e cilëson si një grupim të dhunshëm duke akuzuar organizatorët se nuk kanë në vëmendje as studentët dhe as të ardhmen e vendit.
Në reagimin e saj Koçiu vë përballë dialogun dhe dhunën, duke argumentuar se e para u përket atyre që kanë argumente për të paraqitur, ndërsa e dyta është shenjë e mungesës së alternativave.
Reagimi i Koçiut:
Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë
Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më./ZËRI