Politikë

"S'kam qenë indiferent, por vetëm më shanë", Rama: Së shpejti, masa për strehimin dhe barazinë sociale

Rama njoftoi se qeveria do të paraqesë së shpejti paketa masash lidhur me kërkesat për përballimin e kostos së jetesës, strehimin në Tiranë, barazinë sociale, por edhe për sigurinë.

F.I
"S'kam qenë indiferent, por vetëm më shanë",
Ervin Demo dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike krah ministrit Ervin Demo, se që nga qershori, prej 4 muajsh i ka dëgjuar protestuesit, por në asnjë moment ata nuk kanë pasur asnjë kërkesë, por vetëm të shara dhe ofendime.

Rama njoftoi se qeveria do të paraqesë së shpejti paketa masash lidhur me kërkesat për përballimin e kostos së jetesës, strehimin në Tiranë, barazinë sociale, por edhe për sigurinë. Kreu i qeverisë tha se ekziston dëshira për dialog por një pjesë e të përfshirëve hezitojnë për shkak të frikës nga etiketimet si tradhtarë që mund të marrin nga njëri-tjetri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Në anën e asaj pjese pa diskutim të respektueshme dhe të respektuar të shoqërisë që kërkon më shumë mbështetje, meritë, në shkallën e promovimit të aftësive, kërkon më shumë mundësi për t’u strehuar pa iu marrë krejt fryma nga kostoja e strehimit në Tiranë, rishpërndarje dhe barazi sociale, ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije cilat do të jenë masat që do të marrim. Në anën e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë, do të dalim shumë shpejt me propozime e masa shumë konkrete. Kush thotë se deri më sot paskam dhe paskemi qenë indiferentë, harrojnë që për 4 muaj unë kam dëgjuar më shumë se çdokush tjetër sepse unë kam qenë lart në zyrë, ata duke sharë e ofenduar poshtë zyrës, pa thënë asgjë konkrete. Unë nuk kam ndërmend të tregoj komunikime me mesazhe me ata që ishin poshtë dhe e kanë dashur dialogun, por i ka mbajtur frika ndaj njëri-tjetrit se cilësohen si tradhtarë. Ka pasur edhe një komponent kriminelësh që kanë qenë të pranishëm që kanë bërë të tyren.

Poll

MOS HUMB