
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë euro për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
VENDIMI I VKM:
NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar rreth 1.3 milionë euro janë shpërndarë për partitë politike që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. K Nga të gjitha partitë, më shumë para ka përfituar Partia Socialiste, e cila ka arkëtuar 65 milionë lekë si forca më e madhe në vend. Ndërsa rivalja e socialistëve, Partia Demokratike përfiton rreth 44 milionë lekë të reja. Shumë më pak fonde kanë mbetur për "partitë e vogla"./ZËRI