
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burime bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka patur edhe më parë dhe SPAK i ka dhënë leje Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.
Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë në lidhje me çështjen Partizani. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv./ZËRI