Politikë

1.3 mln euro për ZGJEDHJE/ KQZ shpërndan fondet për partitë, të vegjlit 'thërrime', fondet i merr PS-PD

Nga të gjitha partitë, më shumë para ka përfituar Partia Socialiste, e cila ka arkëtuar 65 milionë lekë si forca më e madhe në vend.

k.m.
1.3 mln euro për ZGJEDHJE/ KQZ shpërndan fondet për partitë,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Rreth 1.3 milionë euro janë shpërndarë për partitë politike që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky ishte fondi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga të gjitha partitë, më shumë para ka përfituar Partia Socialiste, e cila ka arkëtuar 65 milionë lekë si forca më e madhe në vend. Ndërsa rivalja e socialistëve, Partia Demokratike përfiton rreth 44 milionë lekë të reja. Shumë më pak fonde kanë mbetur për "partitë e vogla".

1.3 mln euro për ZGJEDHJE/ KQZ shpërndan fondet për partitë,

FONDET DHE NDARJA PËR PARTITË:

Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë

Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë

Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë

Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë

PDIU – 1.7 milionë lekë

PBDNJ – 890 mijë lekë

PAA – 890 mijë lekë

PLL – 890 mijë lekë

Nisma Thurje – 860 mijë lekë

Pas përfundimit të procedurave, në fillim të muajit prill do të hapet zyrtarisht edhe fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB