Politikë

Rama nga Durrësi: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992! Mbështesim reformën në drejtësi pavarësisht lajthitjeve

Rama e cilësoi qeverinë dhe Partinë Socialiste njëlloj sikurse ishte PD-ja në vitin 1992 kur ra sistemi komunist

F.I
Rama nga Durrësi: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992! Mbështesim
Edi Rama

DURRËS-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin dhe gjeopolitikën. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi qeverinë dhe Partinë Socialiste njëlloj sikurse ishte PD-ja në vitin 1992 kur ra sistemi komunist dhe nisi pluralizmi.

Edi Rama: Sot jemi siç ishte PD në 1992, koha e duhur, vendi i duhur, po e njëjta situatë, PS-ja ndodhet në kohën dhe vendin e duhur, nuk lëviz dot kjo që të futet një tjetër. Ka shumë rëndësi nëse shprehet vullneti i popullit me votën e vetë, por ama ne marrim një votë të fortë nga shqiptartë për t’i thënë atyre se ja si votuan shqiptarët. Po një lekundje na prish shumë punë, na prish punë për ritmin e negociatave. Më 13 maj ne bëjmë numërimin e votave, kurse ata atje duhet të mos shqetësohen se çfarë ndodh me votat këtu. Thjesht të jetë çështja sa i thellë do jetë rezultati dhe jo se kush fitoi.

Gjatë takimit, Rama komentoi sërish sërish reformën në drejtësi, ku shprehu mbështje dhe ritheksoi se ishte qeveria socialiste që ia dha shpatën dhe do jenë krah saj pavarësisht lajthitjeve të herëpashershme.

Edi Rama: Që nga liria individuale, tek barazia para ligjit që është gjëja më e rëndësishme dhe mund të garantohet vetëm duke u futur ne BE. Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dh lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria.

Poll

MOS HUMB