
TIRANË-Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në një debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare. Sula gjatë fjalës e kritikoi kryeparlamentaren në fillim të seancës se ka bashkuar numrin e pikave në mënyrë që opozita mos ketë kohë për diskutim. Sula i tha se fjala është e vetmja gjë që ka opozita, dhe jo Prada dhe Guçi, duke e ironizuar si “Zonjë e nderuar” se “Superzonjë” vetëm një është (Ajola Xoxa).
Dashnor Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.
Elisa Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.
Dashnor Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.
Elisa Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.