TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish protestës së ndërmarrë nga studentët prej pesë ditësh, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Rama e ka nisur reagimin e tij duke kujtuar 21 janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues.
Kryeministri shprehet se “kërkohet gjak”, duke bërë një paralelizëm mes protestave të asaj kohe dhe situatës së krijuar ditët e fundit në bulevardin para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë i ka cilësuar të rinjtë, si kriminelë që qllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë. Edhe sot, Rama ka theksuar sërish se protestuesit nuk janë studentë, por fëmijë fëmijë të verbër të Shqipërisë.
Edi Rama: Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nu u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dh eu mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.