
TIRANË-Ambasadori italian Fabrizio Bucci, ka mbyllur misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Marco Alberti është emëruar ambasador i ri italian në Shqipëri. Ambasada italiane teksa ka njoftuar emërimin e ambasadorit të ri, ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Urime Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,”-shkruan Ambasada italiane.
Fabrizio Bucci në mbyllje të misionit të tij vlerësoi lidhjen e veçantë që ka karakterizuar historikisht dy vendet. Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe miqësinë e veçantë që ai gjeti tek populli shqiptar./ZËRI