Politikë

Polici u hodh nga pallati/ Berisha: Bëra mirë që nuk fola, gjysma e shoferëve janë të dehur

Berisha u shpreh se familjarët e viktimave kanë dalë në protestë pasi kanë parë që institucionet nuk kanë vendosur drejtësi dhe kanë fshehur të vërtetën.

F.I
Polici u hodh nga pallati/ Berisha: Bëra mirë që nuk fola, gjysma
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot protestat e mbajtura më herët për vrasjet e Egli Progës dhe Martin Canit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se protestat nuk kanë motive politike. Sa i përket protestës që do të zhvillohet ditën e sotme, para Ministrisë së Drejtësisë, Berisha u shpreh se ka bërë mirë që nuk ka folur, pasi polici ka patur problemet e veta dhe për këtë shkak është hedhur nga lartësia dhe se askush nuk i ka bërë presion. 

"Protesta nuk ka asnjë lidhje me një ngjarje e cila sipas familjarëve është gjithçka trillim. Çka lë me kuptu që njeriu i tyre mund të ketë një problem momental të shëndetit mendor, por ata luten të mos na rëndëojnë situatën tonë, sepse nuk ka lidhje me asnjë lloj presioni. Çfarë hy këtu unë në këtë? Ishte i dehur apo jo? Të garantoj që të paktën gjysma e atyre që ulen në timon, po t’ua çosh atë tub dalin me një sasi të papërshtatshme. Kur familja thotë se nuk ka lidhje ngjarja pse do e lidh unë? Familja po të kishte lidhje do ta thoshte. Nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi. Ja pra që ky paska probleme të vetat. Protestën e kam mbështetur për dy rastet e tjera". tha Berisha. 

Sa i përket vrasjes së 14-vjeçarit, Berisha theksoi se Marton Cani ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe Tik-Tok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të miturit. Ai shtoi se familjarët e viktimave kanë dalë në protestë pasi kanë parë që institucionet nuk kanë vendosur drejtësi dhe kanë fshehur të vërtetën.

Sali Berisha: Së pari, lidhur me rastin. Protesta nuk ka në asnjë cep të saj se thirret për këtë apo për atë motiv. Unë u kam bërë thirrje qytetarëve të shkojnë. Pse? Ka një vrasje për së dyti nga Edi Rama dhe ministri i tij kukull me tre mbiemra të dy personave, të Egli Progës Pogradec dhe të Martin Canit, 14-vjeçar. U ngrit Edi Rama para një jave dhe filloi, për t’ia zgjuar plagët familjeve dhe të gjithë atyre që e ndjenë këtë dramë, t’i zvogëlojë, të mashtrojë, të thotë se pothuajse nuk kishte vrasës për Progën, se nuk ishin gjobëvënës, bëri avokatin e vrasësve dhe Martin Canit, për të cilin zyrtarisht ka të dhënat më të turpshme ku ministrja thotë në komunikatë se kemi bërë maksimumin, drejtoresha e shkollës e shkëlqyer, oficerja e policisë së shkolëls ka bërë detyrën në mënyrë të përsosur dhe doli vetëm rrugaçi TikTok për Edi Ramën. Pasi e bëri këtë, se nuk ishte kurrë kështu, sepse Martini i ndjerë u vra në derë të shkollës pas një sherri të zgjatur njëjavor. Luizi që ishte me të, hëngri disa thika nga një tjetër dhe tani këta shuajnë çdo gjë dhe nxjerrin se ishte TikToku, ndërkohë që as Martini, as ai djali tjetër që kreu aktin kriminal, nuk kishin llogari në TikTok. Tani, pse unë protestën. Protestën sepse të njëjtën gjë si papagall bën ministri pardje deklaratën. Merr dhe u referohet pikërisht prapë këtyre dy rasteve, riprodhon si papagall atë që tha Edi Rama tre ditë më parë. Dhe unë besoj se kjo meriton një protestë të fuqishme.

Tani vijmë tek pjesa e dytë, ndodhi ngjarja, mediat në vend që të thoshin po e fsheh policia, po e fsheh Berisha. Unë po e ndiqja, unë e kisha shumë të thjeshtë të thoja të zbatohet ligji. Prit unë komunikatën e policisë, se kur flet, ti duhet të kesh një bazë ku do e mbështesësh fjalën tënde, asnjë komunikatë policia. Po heton shërbimi inteligjent i tyre. Dhe ishin dëmtuar dy makina, dhe dëmtime makinash ndodhin çdo orë. U hodh polici, shyqyr që shpëtoi, nga kati i 11-të. Është polici që e arrestoi. I bënë presion, askush nuk thoshte, por vetëm hamendje. Dhe ja që doli familja, dhe bëra shumë mirë që nuk fola, dhe familja tha mos bini në qafë se të gjithë ato që thoni janë absolutisht të pavërteta se ne kemi hallin tonë. Tani, a duhet që ne për mendime të ndryshme që mund të kemi apo për tendenca, të lëndojmë një familje dhe një njeri? Jo, nuk duhet. Dhe unë kam bërë shumë mirë që nuk kam folur. Dhe protesta nuk mund të ketë asnjë lidhje me një ngjarje, që sipas familjarëve, është gjithçka trillim. Çka lë të kuptohet se njeriu i tyre mund të ketë një brishtësi mendore apo pakujdesi. Ama ata luten, mos na rëndoni situatën tonë se nuk ka lidhje me asnjë presioni. A mund të jenë këto debati kryesor kur nuk ka lidhja ngjarja, kur familja thotë nuk ka lidhje. Familja, po të kishte lidhje, do ta thoshte. E kam quajtur, sepse e thashë edhe sot, edhe ajo që u bë me atë zonjën, ishte një gjë shumë e rëndë. Urdhëro ku përfundoi ajo, shkoi prapë në spital dhe uroj të dalë. Por nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi. Ja pra që ky paska probleme të vetat. Edhe njëherë pse e kam mbështetur protestën. E kam mbështetur për ato dy raste. Se mua më janë dukur qëndrime shumë cinike qoftë i Edi Ramës, qoftë i ministrit të tij, për Martin Canin dhe Egli Progën.

Poll

MOS HUMB