Politikë

I vendosi kandidate për deputete në Tiranë! Ironizon Alibeaj, shfaqet me dy vajzat e tij para SPAK

Në një moment njëra nga vajzat kthen kamerën nga SPAK

F.I
I vendosi kandidate për deputete në Tiranë! Ironizon Alibeaj,
Enkelejd Alibeaj dhe dy vajzat e tij

TIRANË- Me caktimin e listave për kandidatët e zgjedhjeve të 11 majit, fushata zgjedhore ka filluar dhe shumë nga drejtuesit e partive politike po përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me mbështetësit. 'Trendit' së fundmi i është bashkangjitur edhe përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj. 

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale Alibeaj shfaqet para ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) së bashku me dy vajzat e tij, të cilat janë pjesë e listës së mbyllur në Tiranë. Në pamjet e publikuara shihen dy vajzat teksa këndojnë dhe qëndrojnë brenda në makinë me babain e tyre. Në një moment njëra nga vajzat kthen kamerën nga SPAK.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Megi, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Sa i përket emrave të tyre, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’./ZËRI

Poll

MOS HUMB