Politikë

Dëbime, gjoba dhe të dyshuar për vjedhje, KQZ dërgon për verifikim 16 kandidatë për deputetë (EMRAT)

Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme, por asnjë nga Partia Demokratike, apo ajo Socialiste.

k.m.
Dëbime, gjoba dhe të dyshuar për vjedhje, KQZ dërgon
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme emrat e 16 kandidatëve për deputetë. Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme, por asnjë nga Partia Demokratike, apo ajo Socialiste. 4 kandidatë janë nga "Nisma Shqipëria Bëhet" dhe nga Partia SocialDemokrate e Tom Doshit; 2 janë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, një nga Lulzim Basha dhe po një nga Arlind Qori. Emrat që do të futën në "sitë" janë: Ndriçim Kamberaj; Arjel Rragami; Desard Muzhaqi; Dritan Tafhasaj; Adela Qemali; Altin Muceku; Entela Sula; Erjon Selmani; Euglen Gjini; Gazmir Memaj; Florjan Tomçini; Klaudio Zotaj; Kreshnik Gjonaj; Lisman Pellumaj; Geront Stefo. 

Vendimi u komunikua nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se dërgimi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për një verifikim të thelluar, nuk do të thotë apo presupozon që ndonjëri prej tyre mund të jetë në kushtet e ndalimit. Por këta kandidatë janë dërguar për verifikim mbi bazën e të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit.

"ReportTv" ka zbuluar disa nga "problemet" që kandidatët duhet të sqarojnë para Prokurorisë së Përgjithshme. 

"Nisma Shqipëria Bëhet"

Entela Sula, Tiranë (Dëbuar nga Franca në vitin 1999, refuzuar kërkesa për rezidencë.)
Erjon Selmani, Lezhë (Në pritje të gjykimit në Itali për evazion fiskal, nisur në vitin 2021).
Euglen Gjini, Fier (Dëbuar nga Gjermania në vitin 2022).l
Gazmir Memaj, Shkodër (Dëbuar nga Serbia më 22 janar 2025).

"Partia Socialdemokrate" 

Florjan Tomçini, Dibër- Nuk dihet
Klaudio Zotaj, Vlorë (Dëbuar nga Norvegjia në vitin 2018 për tejkalim të ditëve të qëndrimit).
Kreshnik Gjonaj, Lezhë- Nuk dihet
Lisman Pellumaj, Shkodër (Hetuar në Gjermani për vjedhje viti 2015, shpallur i pafajshëm.)

“Djathtas Për Zhvillim”

Arjel Rragami, Shkodër (Gjobitur në dhjetor 2024 në Gjermani për largim nga vendi i aksidentit).

“Koalicioni Euroatlantik”

Desard Muzhaqi, Elbasan (Dënuar me 60 ditë burg në Greqi, viti 2010 për lejë qëndrimi të parregullt, përdorim edhe i emrit tjetër Avdulla Muzhaqi).

Partia Lëvizja Bashkë

Dritan Tafhasaj, Kukës (I dyshuar për vjedhje nga Gjykata e Prizërenit në vitin 2023, deklaron se ka qenë keqkuptim e nuk është proceduar. Dënuar me 2 muaj burgim në Kukës në vitin 2014 për drejtim të parregullt të mjetit.)

Partia “Mundësia”
Adela Qemali, Tiranë (Dëbim nga Franca më vitin 2020, për shkelje të rregullave për azil).
Altin Muceku, Tiranë (Dëbuar në vitin 2018 nga Franca dhe në vitin 2019 nga Austria për emigracion të paligjshëm).

“Aleanca Demokracia e Re”

Gramos Ismailaj, Vlorë- Nuk dihet
Geront Stefo, Korçë- Nuk dihet

“Aleanca Kombëtare Shqiptare"

Ndriçim Kamberaj, Vlorë (Dëbuar nga Franca në vitin 2023, qëndrim mbi 3 muaj).

Data e seancës: 21.03.2025, ora 12:00

Rendi i ditës:

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Tiranë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”./ZËRI

Poll

MOS HUMB