Politikë

"Meqë e kërkuat!", Alex Soros nxjerr foto me Ramën, LaCivita: Kukulla dhe mjeshtri!

Fotoja vjen si kundërpërgjigje për kryedemokratin Sali Berisha.

k.m.
"Meqë e kërkuat!", Alex Soros nxjerr foto me Ramën,
Edi Rama, Alex Soros dhe Chris LaCivita

TIRANË- "Back by popular demand!,"-me këtë përshkrim e ka shoqëruar foton me kryeministrin Edi Rama, Alex Soros. Të dy kanë pozuar para kamerës me shumë gjasa në Samitin e Mynihut, ndërsa fotoja është postuar ditën e sotme. Fotoja vjen si kundërpërgjigje për kryedemokratin Sali Berisha dhe deklaratat që ai ka bërë.

POSTIMI I ALEX SOROS:

Por pas publikimit të fotos, një reagim ka ardhur nga Chris LaCivita. Amerikani, i cili do të drejtojë fushatën e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar lidhur me një foto të publikuar duke shkruar: Kukulla dhe mjeshtri i kukullës.

Pse fotoja e publikuar nga Soros ishte "përgjigje" për Berishën?

Ky i fundit në të gjitha daljet e tij publike ka shkruar ose është shprehur se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e George Soros.

“Kukulla e Xhorxh Soros heq të gjitha fotot me Aleks Soros në instagram! Megjithatë, Aleks vijojnë t’i ketë ato. Le t’i fshijë 100 herë fotot e Yuri Kim, Alex Soros dhe Blinken në mediat e tij. Rama është damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Xhorxh Sorosit,”-është shprehur Berisha.

Prej kohësh, Sali Berisha ka sulmuar George Sorosin, duke i theksuar sërish akuzat ndaj këtij të fundit për nbdehyrje në politikën shqiptare. Sulmet janë idensifikuar pasi republikanët dhe vetë presidenti Donald Trump, kanë shprehur hapur kritikat dhe qëndrimin kundër të Soros dhe fondacionit të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB