Politikë

'Hetimin në UBT e ka nisur SHIK', Rama: Paraburgimet po bëhen me një të rënë të lapsit

Rama u shpreh se hetimi ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe kërkoi ti shkohet deri në fund.

F.I
'Hetimin në UBT e ka nisur SHIK', Rama: Paraburgimet po
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka komentuar 24 masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama u shpreh se hetimi ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe kërkoi ti shkohet deri në fund. Kreu i qeverisë ka kritikuar SPAK dhe GJKKO, duke u shprehur se po bëhen paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale.

Edi Rama: Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ndodh që nëse një dege pranë meje i ka hyrë miza unë të ndal krasitjen. Por fakti se SHIK dhe policia kanë nisur një hetim që më pas ka kaluar te SPAK, flet për faktin që nuk kontrolloj insitutcionet. Une kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi ti shkojnë deri në fund, por keto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe noterizimet në Gjykatën Speciale, nuk i pranoj më dhe jam i bindur që shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu.

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.  Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor),  Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB