Politikë

"S'na kërkon njeri llogari për korrupsionin", Rama replika me SPAK: Një gabim i drejtësisë kushton jetë njerëzish

Rama u shpreh se arsyeja pse flitet më shumë për korrupsionin është për shkak të luftës ndaj tij dhe për ta kapërcyer këtë fazë.

I.F
"S'na kërkon njeri llogari për korrupsionin", Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës. Rama u ndal tek drejtësia në vendin tonë, duke u shprehur se për herë të parë në Shqipëri drejtësia po funskionon e pavarur dhe qeveria e ka mbështetur këtë proces.

Kryeministri u shpreh se nuk mund të kërkojnë llogari për korrupsionin sepse drejtësia është angazhuar për ta luftuar atë.

"S'është Ukraina më afër se sa ne. Pse jemi ne më afër? Sepse kemi bërë detyrat dhe e dini pse sot flitet për korrupsionin më shumë sesa ç'flitej më parë? Jo se ka më shumë korrupsion, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, që kur një vend dhe një shoqëri angazhohen fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara se sa të kapërcehet kjo fazë. E para, rritet perceptimi i korrupsionit se flitet më shumë për korrupsionin dhe dyta rezultatet, objektivat që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe dhe nga një thashethemnajë shumë e madhe, që është ajo që ne jetojmë sot, dhe këto nuk i them unë. Janë të studiuara, të shkruara, të analizuara,"- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama replikoi edhe me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku tha se një gabim i drejtësisë kushton jetë njerëzish. Kryeministri tha se nëse një bashki gabon në mbjelljen e pemëve, ato thahen, por kur një organ i drejtësie që është i pavarur, gabon, kushton jetë njerëzish.

“Llogaritet tani një drejtësi që për herë të parë në historinë e vet funksionon e pavarur dhe ku njerëzit e saj kanë një kulturë shumë, shumë pak europiane, një pjesë e tyre kanë dëshirën e madhe që të bëjnë gjënë e duhur, por nuk mjafton. Tani ndryshimi midis gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i Bashkisë X në mbjelljen e pemëve, në vend të mbjelljes brenda sezonit të mbjelljeve, i mbjellë në korrik, kushton njëqind pemë që thahen. Një gabim i një sistemi të ri drejtësie, që është totalisht i pavarur, por që ka mangësi të tjera, kushton jetë njerëzish. Kjo është një kosto shumë e madhe. Për ne, kur ndodh që e perceptojmë që këtu u shkel, është edhe dhimbja.

Mirëpo, kjo është politika, ky është misioni që është përtej personales.

Duhet ta përballojmë dhe duhet të vazhdojmë të këmbëngulim, që kështu duhet të jetë tani. Këto janë kosto, që përndryshe rruga tjetër është ktheu aty ku ishe dhe vazhdon loja”, shtoi kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB